INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohet makina e policisë, ndërron jetë efektivi 27-vjeçar, plagosen 3 të tjerë

Aksidentohet makina e policisë, ndërron jetë efektivi 27-vjeçar, plagosen 3 të tjerë

Publikuar më: 18:08 31-05-2017

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një efektivi të policisë ka ndodhur pasditen e sotme.

Makina e policisë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Fitore, në aksin Korçë -Devoll e për pasojë ka humbur jetën efektivi 27-vjeçar Lorent Duli dhe janë plagosur tre kolegët e tij.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 31.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore-rrethi Devoll,  mjeti tip "Mitsubishi" me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja,  kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775