INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ironizon demokratët: Më keni borxh se ua shpëtova Lulin

Rama ironizon demokratët: Më keni borxh se ua shpëtova Lulin

Publikuar më: 18:31 31-05-2017

Kreu i Partisë Socialiste  Edi Rama e ka vijuar turin e tij elektoral në Rrëshen, ku nuk ka nguruar që të flasë për ndryshimet që kanë ndodhur në këtë Bashki, nën drejtimin e Ndrec Dedës. Por i gjithë ky ndryshim, sipas tij ka ndodhur edhe falë mbështetjes së qeverisë  dhe punës së mirë të Dedës.

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar batuta ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha lidhur me paktin që e nxori opozitën nga çadra.

Teksa po fliste në Rrëshen, Rama u shpreh se demokratët i kanë një borxh PS-së. “Tani demokratët na kanë një borxh neve. Se ne ua shpëtuam Lulin. E nxorëm nga çadra dhe e futëm në zgjedhje”, tha Rama.

“Kur them unë që Luli është në gjumë, ai thotë mos trego barsoleta. Ja shikojeni vetë. 700 afate ka shkelur, sepse flë gjumë. Zgjohet para kamerave në Republikën e Re dhe pastaj shko e fle e gjumë”, tha Rama më tej.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672