INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu: 101 kandidatë aplikantë plotësojnë dosjet

Vettingu: 101 kandidatë aplikantë plotësojnë dosjet

Publikuar më: 11:57 28-03-2017

101 kandidatë kanë plotësuar dokumentacionin të cilët kërkojnë një vend në komisionet e Vettingut. Në përmbyllje të këtij procesi nga Avokati i Popullit bëhet e ditur se kanë plotësuar dosjet me dokumentet që mungonin plot101 kandidatë aplikantë. Tashmë radhë i përket ndërkombëtarëve. Mësohet se ekspertët e institucionit nën monitorimin e ONM-së filluan vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 101 kandidatët aplikantë.
Njoftimi i Avokatit të Popullit:
“Pranë zyrës së Avokatit të Popullit, deri në orën 24:00 të datës 27 Mars 2017, kanë dorëzuar dokumentet që u mungonin në dosje 101 kandidatë aplikantë. Dorëzimi i dokumentacionit u bë përmes: Paraqitjes së kandidatëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit; Postës zyrtare; si dhe Postës elektronike. Ndërkohë, njoftojmë se numrit 101 të kandidatëve aplikantë mund t’u shtohen edhe kandidatë të tjerë, të cilët i kanë dërguar dokumentet përmes postës zyrtare, brenda afatit të përcaktuar 27 Mars 2017. Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, njofton se sot në dt. 28 Mars 2017 ekspertët e institucionit nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së kanë nisur punën për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 101 kandidatët aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115