INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm në dy ditë dyfishohet numri të vdekurve në Europë nga moti i acartë

Vetëm në dy ditë dyfishohet numri të vdekurve në Europë nga moti i acartë

Publikuar më: 14:13 13-01-2019

Moti i acartë me dëborë dhe ortekë ka “paralizuar” pjesën më të madhe të Evropës gjatë kësaj fundjave. Bilanci i personave që kanë humbur jetën për shkaqe që lidhen me motin e keq është dyfishuar duke shkuar në 21 të tillë. Dy persona që po bënin ski u vranë nga një ortek në malet e Pirin të Bullgarisë dhe një shofer, që po pastronte borën vdiq pasi ra në një lumë në jug të Mynihut në Gjermani.

Në shumicën e shteteve resortet e skive janë mbyllur. Shumë banorë janë izoluar, pasi dëbora ka bllokuar shumë akset rrugore e linjat e transportit, ndërsa ka dëmtuar dhe linjat e energjisë në zonat më të thella të shteteve europiane.
Pritet që stuhia e fortë e dëborës të vazhdojë në pjesën më të madhe të shteteve dhe sipas sinoptikanëve do të vijojë deri ditën e hënën në mëngjes. Parashikohen që ortekë masivë të bien në disa rajone të Austrisë perëndimore dhe në zonat më malore të Gjermanisë.

Article Logic
Execution time: 0.0041360855102539