INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rënia e borës nuk pushon nga Veriu në Jug. Ja akset problematike

Rënia e borës nuk pushon nga Veriu në Jug. Ja akset problematike

Publikuar më: 09:57 10-01-2019

Bora ka vijuar të bjerë edhe gjatë natës, duke izoluar disa zona e duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Probleme në disa zona rurale dhe akse rrugore nacionale. Në qarkun Shkodër problem mbetet aksi Dedaj-Razëm dhe ajo për në Koplik. Në Shkodër ka probleme edhe në qarkullimin në rrugët e brendshme. 

Në Pukë dhe Fushë-Arrëz trashësia e borës i kaluar 40 centimetrat. Në Bulqizë ka vështirësi në qarkullimin në rrugët nacionale dhe ato rurale. Aksi Peshkopi-Bulqizë kalohet me zinxhirë. Përsa i përket rrugëve që lidhin qendrat e njësive administrative me rrugën nacionale kalohet me zinxhirë me shumë vështirësi sidomos në disa zona si Trebisht, Ostren, Zerqan, Martanesh e Fushë-Bulqizë. Në Këto fshatra raportohet se bora ka kaluar 50 centimetrat.

Sa i përket Jugut, disa akse rrugore në qarkun e Gjirokastrës kanë qenë të bllokuara. Gjendja më e rënduar paraqitet nga Qafë-Mali deri ne Qafë-Muzinë.
Në qarkun e Korçës dhe Elbasanit, probleme ka patur përveç zonave rurale, edhe në akset nacionale. Në akset e Korçës trashësia e borës shkon rreth 30 cm dhe qarkullohet me zinxhirë, ndërsa në Dardhë dhe Voskopojë, situata është më e rënduar.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547