INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim, nis hapja e dosjeve të ish – sigurimit të 47 viteve edhe për publikun

Vendim, nis hapja e dosjeve të ish – sigurimit të 47 viteve edhe për publikun

Publikuar më: 11:48 16-02-2017

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit që përfshin periudhën nga data 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991, do të jenë të aksesueshme dhe të hapura për herë të parë, edhe për publikun. Qeveria ka miratuar vendimin, që detyron Ministrinë e Brendshme, atë të Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ Shtetëror që t’i dorëzojnë Autoritetit për Informim të gjitha dosjet dhe materialet arkivore të krijuara nga ish-sigurimi i shtetit për 47 vjet.

 

Sipas këtij vendimi që hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, në këtë dokumentacion përfshihen:
a) të gjitha mjetet bartëse të informacioneve, të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit, të disponuara prej tij apo që i janë vënë në përdorim, pavarësisht nga forma e ruajtjes, që mund të jenë dosje, të dhëna, shkresa, harta, plane, filma, regjistrime me figurë, me zë dhe regjistrime të tjera;
b) riprodhimet, kopjimet e tyre dhe dublikata të tjera, të cilat janë fotokopjuar dhe administruar në bazë të akteve ligjore e nënligjore;
c) mjetet ndihmëse të domosdoshme për të bërë interpretime, veçanërisht programet për përpunimin automatik të të dhënave;
ç) dokumentacioni shoqërues, procesverbalet, aktet e dorëzimit dhe aktet e marrjes në dorëzim të këtij dokumentacioni që prej datës së krijimit të tyre;
d) raportet e detajuara për të gjitha lëvizjet, ndryshimet, rigrupimet, dëmtimet dhe humbjet që ka pësuar fondi i dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit si edhe dokumentacioni tjetër i sipërpërmendur, prej datës 2 korrik 1991 e në vijim;
dh) konstatimet, informacionet, urdhrat dhe raportet e hartuara, që kanë lidhje me menaxhimin, sistemimin, inventarin dhe gjendjen e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, që janë grumbulluar në arkivin e institucioneve prej krijimit të tyre;
e) çdo informacion mbi procesverbalet e inventarizimit dhe regjistrat e të gjitha llojeve që i përkasin periudhës së sipërpërmendur si dhe çdo e dhënë tjetër që do t’i shërbejë punës së Autoritetit.

Article Logic
Execution time: 0.0047369003295898