INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi ‘i pushtuar’ nga moti i keq, probleme në disa qarqe

Vendi ‘i pushtuar’ nga moti i keq, probleme në disa qarqe

Publikuar më: 16:45 25-02-2018

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë ‘pushtuar’ një pjesë të mirë të vendit.

Ministria e Mbrojtjes dhe ARRSH bëjnë me dije se cila është situata në shumë prej qarqeve të vendit.

Reshjet e dendura të dëborës në zonën e Dardhës kanë krijuar probleme, duke bërë që rruga të jetë e qarkullueshme me duke përdorur zinxhirët.

Ndërkohë edhe Kukësi është përfshirë nga reshje e dëbore, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave.

Për këtë arsye, ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe shkak më së shumti janë bërë ngricat.

Njësitë administrative Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.

 Rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, e bllokuar është dhe ura e Cerenecit.

Probleme janë shfaqur edhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të Qarkut Dibër.  Ulja e temperaturave deri në minus 7 gradë është shoqëruar, përveç borës, edhe me erë të fortë.

Situata në secilin qark

1) Qarku Shkodër. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme.

2) Qarku Kukës. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Trashësia e borës: Tuneli i Kalimashit 8 cm, Valbonë 9 cm, Qafë Shllak 5 cm, Qafë Tobli 5 cm, Qafë Luzhë 5 cm.

3) Qarku Dibër Aksi Peshkopi Lure i bllokuar

Reshjet e borës janë kryesisht me intesitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intesitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intesitet me të lartë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor (vetëm aksi Peshkopi-Lurë është ende i bllokuar e qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen) janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet. Në segmente të rrugëve nacionale si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë, po punohet nga subjektet kontraktore me mjete dhe hedhje të kripës për mbajtjen e këtyre segmenteve rrugore funksionale.

4) Qarku Lezhë. Reshjet e borës janë të dobta dhe trashësa e borës është 2-5 cm në territorin e bashkisë Lezhë, si dhe 5 cm në territorin e bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 200 metër. Në territorin e bashkisë Mirditë: Në fshatin Thirrë, Dardhë dhe Xhuxhë, Njësia Administrative Fan, ka borë 20-30 cm. Në fshatin Lajthizë dhe Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, ka 20-25 cm borë. Në fshatin Mërkurth dhe Kumbull, Njësia Administrative Selitë, ka 15-20 cm borë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet.

5) Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk kanë reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale.

Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet, për të ndërhyrë në çdo situate emergjente.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494