INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet xhamia ‘Et’hem Beu’ në Tiranë, shkak restaurimi

Mbyllet xhamia ‘Et’hem Beu’ në Tiranë, shkak restaurimi

Publikuar më: 17:13 25-02-2018

Për të gjithë besimtarët mysliman bëhet me dije se xhamia e Et'hem Beut është mbyllur për shkak të restaurimit.

Komuniteti Myliman i Shqipërisë ka firmosur një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës për restaurimin e plotë të kësaj godine e cila jo vetëm për besimtarët por dhe për shqiptarët mbartë vlera të mëdha historike.

Ky projekt mësohet se do të financohet nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve në Turqi.

Xhamia e Et'hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu në 1791 dhe pas tre shekujsh ky objekt kulti ka mbyllur dyert përkohësisht për shërbesat fetare pasi i është nënshtruar restaurimit.

Xhamia e Et’hem Beut është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948. Gjatë regjimit komunist xhamia e Et’hem beut u shndërrua në muze, duke u rihapur me 18 janar 1991.

Kjo xhami është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030961036682129