INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e 25 vjeçares/ Pas arrestimit të dy mjekëve në spitalin e Elbasanit, kolegët e tyre marrin vendimin drastik

Vdekja e 25 vjeçares/ Pas arrestimit të dy mjekëve në spitalin e Elbasanit, kolegët e tyre marrin vendimin drastik

Publikuar më: 13:05 23-04-2019

Pas arrestimit të dy mjekëve të spitalit të Elbasanit, kolegët e tyre kanë marrë vendimin.

Dy mjekët Nikollaq Thano, 60 vjeç, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, 54 vjeç, kardiolog, u arrestuan pas vdekjes së 25-vjeçares, Rexhina Debrova, 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ndërkohë, kolegët e mjekëve të arrestuar në shenjë proteste kanë pezulluar të gjitha operacionet, duke u shprehur se ndihen të pasigurt.

Ata kanë deklaruar për mediat se vdekja e 25-vjeçares ishte e pashmangshme, ndërsa pritet që të dalë edhe përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore.

E reja ndërroi jetë mesditën e djeshme, vetëm 1 orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ndërkohë, spitali i Elbasanit sqaroi dije se nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947