INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Reformat në arsim, Dobrusha: Duhen rishikuar diferencat në pagë mes arsimtarëve [VIDEO]

KafeIN/Reformat në arsim, Dobrusha: Duhen rishikuar diferencat në pagë mes arsimtarëve [VIDEO]

Publikuar më: 12:27 23-04-2019

Për Xhaferr Dobrushën, reforma në arsim përvecc të mirave që ka sjellë në sistemin arsimor, nuk i mungojnë dhe problematikat.
Një prej tyre është diferenca e vogël që po vërehet në pagat mes mësuesve, të rinj e të vjetër.
“Nga data 1 prill nis rritja prej 7 % e pagave për arsimtarët. Nëse vëren rritjen reale të pagës shihet një ulje e diferencës në pagë mes mësuesve të rinj dhe të vjetër, nga 19 % në 13 %. Kjo diferencë në rajon i kapërcen 40 %”, tha zoti Dobrusha.
Sipas kryetarit të nderit të Federatës së Arsimit, copëzimi i varësisë së institucioneve të sistemit arsimor nga parashkollor deri në arsimin parauniversitar ka shkaktuar probleme dhe në menaxhimin e tyre.
“Për ne si sindikatë është mjaft e vështirë të ulemi dhe të diskutojmë për problemet në arsim pasi secila hallkë e sistemit menaxhohet nga shumë institucione, psh arsimi parashkollor menaxhohet nga bashkitë, arsimi bazë dhe parauniversitar nga ministria e Arsimit dhe arsimi professional nga Ministria e Financave. Kjo duhet riparë pasi përvec ministrisë së Arsimit, asnjë institucion tjetër nuk ka ekspertët e duhur për të ndërtuar kurrikulat”, tha kreu i Federatës së Arsimit.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549