INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pashkët u kthyen në tragjedi për familjen e avokatit! Vetëm ai shpëtoi gjallë [FOTO]

Pashkët u kthyen në tragjedi për familjen e avokatit! Vetëm ai shpëtoi gjallë [FOTO]

Publikuar më: 13:55 23-04-2019

Sulmi në Sri Lanka u ka marrë jetën shumë personave, por një ndër to ishte dhe familja e një avokati, Ben Nicholson. Avokat i cili i shpëtoi sulmit në Sri Lanka, ka treguar se si gruaja dhe fëmijët e tij janë vrarë gjatë një shpërthimi ku kishin shkuar për të festuar Pashkët.
Ben Nicholson, 43-vjeçar, u pa rrugëve të Kolombos, kryeqytetit të Sri Lankës, i mbuluar me gjak nga dëshpërimi duke kërkuar familjarët e tij. Gruaja e tij, Anita, 42 vjeçare, djali Alex 14 vjeçar dhe vajza Annabel 11 vjeçare po hanin mengjesin kur ndodhi shpërthimi që ju mori jetën. Nicholson ka thënë që “fatmirësisht, ata vdiqën menjëherë, pa ndjerë dhimbje ose pa vuajtur”, në tavolinën e tyre ku po hanin mëngjesin.auto_auto_12548088-0-image-m-25_155587707232115559192431556002549.jpg
Në një deklaratë Nicholson tha: “Jam thellësisht i dëshpëruar për humbjen e gruas dhe fëmijës. Anita ishte e mrekullueshme, grua perfekte, e dashur dhe një nënë frymëzuese për dy fëmijët tanë të mrekullueshëm. Alex dhe Annabel ishin të mrekullueshëm, inteligjentë dhe të talentuar, fëmijë të mençur. Anita dhe unë ishim shumë krenarë për të dy, dhe mezi prisnim që ata të hynin në adoleshencë”.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749