INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon të jetë i lartë numri i viktimave dhe të infektuarëve, ja të dhënat për 24 orët e fundit

Vazhdon të jetë i lartë numri i viktimave dhe të infektuarëve, ja të dhënat për 24 orët e fundit

Publikuar më: 16:30 06-08-2020

127 persona janë konfirmuar të prekur Covid, ndërsa 6 pacientë të infektuar kanë ndërruar jetën.

3 qytetarët që humbën jetën ishin nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 531 testime gjatë 24 orëve të fundit. “Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë. Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar”, tha Eugena Tomini, nga ISHP.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)

Testime totale 44295

Raste pozitive 6016

Raste të shëruara 3155

Raste Aktive 2673

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1477

Durrës 344

Shkodër 232

Fier 99

Vlorë 97

Kukës 90

Lezhë 86

Korçë 85

Elbasan 53

Berat 44

Dibër 34

Gjirokastër 32

Article Logic
Execution time: 0.0028519630432129