INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet numri i viktimave, por jo i rasteve të reja: Ja bilanci nga Covid-19 për 24 orët e fundit

Ulet numri i viktimave, por jo i rasteve të reja: Ja bilanci nga Covid-19 për 24 orët e fundit

Publikuar më: 15:35 07-08-2020

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.


Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3,227, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 të intubuar.

Numri i viktimave këto 24 orë ka rënë pasi ka ndërruar jetë vetëm një person, një 58 vjeçar nga Tirana, duke e çuar kështu numrin e viktimave nga fillimi i epidemisë në189.


COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)

Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735
Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

Article Logic
Execution time: 0.0032370090484619