INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit! Shënohet numri më i lartë i rasteve të reja nga nisja e epidemisë!

6 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit! Shënohet numri më i lartë i rasteve të reja nga nisja e epidemisë!

Publikuar më: 16:35 05-08-2020

Sot është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë, pasi gjatë 24 orëve të fundit në janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.


Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid 6 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 182. Kanë ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, një 82 vjeçare nga Shijaku, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326