INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon “fatkeqësia” tek Skënderbeu, një tjetër lojtar i rëndësishëm sëmuret, ja arsyeja

Vazhdon “fatkeqësia” tek Skënderbeu, një tjetër lojtar i rëndësishëm sëmuret, ja arsyeja

Publikuar më: 16:08 28-01-2019

Skënderbeu do të ketë një përballje vendimtare këtë javë kundër ekipit të Kastriotit. Trajneri Orges Shehi ndodhet në një situatë të vështirë pas lajmeve të reja se etiopiani Benian Demte i shtohet “grupit të të sëmurëve” të klubit dhe shkaku është bronshiti në mushkëri. Përveç Demtesë, Shehi nuk do të ketë në dispozicon Dejvi Bregun dhe Bruno Lulajn.

Korçarët po kalojnë një krizë momentalisht, nga e cila duekt se e kanë të vështirë të dalin dhe mungesat nuk do t’ja lehtësojnë aspak punën përballë një Kastrioti që vjen pas fitore në Gjirokastër me goleadë të thellë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707