PSG është padyshim një nga ekipet që ka bërë çmendurira kohët e fundit në futboll.
Transferimet e ekipit francez në merkato kanë thyer çdo barierrë financiare dhe në këtë mënyrë e kanë etiketuar këtë klub si të vetmin që mund të bëjë të mundur çdo gjë kur vjen puna tek futbolli.
Synimi i vetëm i presidentit Al Khelaifi mbetet padyshim Champions League.
Këtë kusht i kanë vënë edhe trajnerit aktual Tomas Tuhel dhe nëse ai nuk e përmbush diçka tjetër po projektohet.
Skuadra franceze tani po mendon të bashkojë dy trajnerë të njohur në gjirin e saj.
Ata që pak kohë më parë ishin dy rivalë në tapetet e Premier Ligës, Jose Mourinho dhe Arsen Wenger mund ta shohin veten duke nisur nga kjo verë, në të njëjtin klub.
Mourinho thuhet se mund të marrë stolin, ndërsa Wenger do të jetë drejtori sportiv i ekipit. Interesante do të jetë se si këto dy legjenda mund të bashkëpunojnë.








18 Dec 2025 





