Trajneri i PSG-së, Tuhel konfirmon zërat se Neymar do ta ketë të vështirë të jetë pjesë e ndeshjes me Manchester United.
“Do të jetë shumë e vështirë ta kem të gatshëm Neymar ndaj Mançesterit. Megjithatë, është ende shumë shpejtë të flasim për një datë rikthimi sepse do të duhet të presim dhe të shohim se si Neymar do të reagojë ndaj trajtimit” – u shpreh tekniku gjerman.
Gjatë ndeshjes në Kupën e Francës, ndaj Strasburg braziliani doli nga fusha duke çaluar dhe doktorët thanë se ishte një dëmtim në kavilje, por nuk kanë dhënë ende një datë për rikthimin e tij.








18 Dec 2025 





