INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Realiteti shqiptar përmes poezisë

Vasili: Realiteti shqiptar përmes poezisë

Publikuar më: 15:41 08-08-2017

Petrit Vasili ka zgjedhur të postojë një poezi për të treguar sipas tij realitetin në të cilin kalon vendi. Nëpërmjet një statusi të titulluar “skenari i pamëshirshëm të kohës dhe personazheve ku jetojmë”, Vasili tregon situatën e rëndë në të cilën gjendet vendi. Sipas tij, fabula e poezitë ku viktimës i kërkohet llogari ndërsa vrasësi hiqet si viktimë është realiteti në Shqipëri.
Statusi i Petrit Vasilit:
Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë:
EJA KËNGA IME!...
Jorgo Bllaci
Eja kënga ime, s'kemi ç'rrimê,
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim!
Ku tê përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj nga prostitutat,
Ku tê marrë e të urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,
Se luftuan vrimash, si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u sulen,
Per t'u hequr me tërbim patkonjtë...
Ku gjithkushi klith e shfryn paprerë,
Me një duf që mëshirona o zot!
Eja kënga ime, kaq poterë,
Unë e ti nuk e durojmë dot!
Se jo pakëz jeta na ka vrarë...
Ndaj, le t'ikim ku s'na sheh njeri!
Mbase larg në pyjet magjistarë,
Do të gjejmë prehje dhe qetësi!...

Article Logic
Execution time: 0.0025341510772705