INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100 mijë qytetarë ndryshojnë Gjendjen Civile, përfitojnë nga amnistia

100 mijë qytetarë ndryshojnë Gjendjen Civile, përfitojnë nga amnistia

Publikuar më: 15:11 08-08-2017

Rreth 100 mijë qytetarë kanë zhvendosur gjendjen civile në adresat e reja ku ata jetojnë, duke përfituar nga amnistia e Kuvendit, sipas së cilës qytetarët që bëjnë këtë zhvendosje nuk merrnin masën administrative me gjobë prej 10 mijë lekësh të rinj. Në një intervistë për IN Tv Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj bën publike shifrat e ndryshimeve të gjendjes civile të qytetarëve gjatë kësaj periudhe.
Bledar Doracaj:
“Në 6 muaj 100 mijë qytetarë, vetëm në korrik mbi 53 mijë
Vetëm në muajin e fundit kanë bërë transferimin e gjendjes civile më shumë se 50% e të gjithë qytetarëve, ndërsa drejtori i përgjithshëm Bledar Doracaj e argumenton në këtë mënyrë fluksin e aplikimeve nga qytetarët.
Bledar Doracaj:
“Ka patur një vëmendje të shtuar për këtë çështje”.
Doracaj bën publik dhe qytetet që kanë patur fluksin më të madh të regjistrimeve.
Bledar Doracaj:
“Rekordi i lëvizjeve është shënuar në Tiranë”
Tirana mban vendin e parë me 30% te totalit. Por ajo që sot nuk mund të themi janë qytetet të cilat ka patur largimin më të madh të banorëve, pra çregjistrimin e tyre nga gjendja civile. Kjo e dhënë sipas drejtorit të përgjithshëm të gjendjes civile do të bëhet pas analizës së plotë të të gjithë të dhënave.

Article Logic
Execution time: 0.0015740394592285