INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti 2017 pritet të ketë një rritje ekonomike prej 3.8%

Viti 2017 pritet të ketë një rritje ekonomike prej 3.8%

Publikuar më: 14:50 08-08-2017

Viti 2017 pritet të ketë një rritje ekonomike prej 3.8%.
Te paktën këto janë parashikimet qe ka bërë publike Ministria e Financës. Pas analizimit të prodhimit të brendshëm bruto nga ana e ofertës specialistet deklarojne se sektorët që do kenë peshën kryesore në këtë rritje ekonomike do jenë sektori i ndërtimit me 9.6% dhe sektori i industrisë me 5%.
Por nuk mbetet pas as sektori i shërbimeve i cili pritet të kontribuoje me 1.2%.
Specialistët parashikojnë që të ketë një përshpejtim të rritjes ekonomike fale investimeve, veçanërisht ato të Huaja Direkte.
Gjithashtu dhe sektori i konsumit pritet të jetë një nga gjeneratorët kryesorë të kësaj rritje. Sipas tyre rritja e konsumit privat pritet të mbështet edhe nga përmirësimet në tregun e punës.
Kjo rritje ekonomike mendohet të sjelle dhe minimizim të numrit të papunësisë në vend, e cila vazhdon të jetë e lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613