INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili ‘ironizon’ Ramën: Qeveria e kinemasë dhe shifrat turpëruese të rrugëve

Vasili ‘ironizon’ Ramën: Qeveria e kinemasë dhe shifrat turpëruese të rrugëve

Publikuar më: 14:15 07-08-2018

Qeveria shqiptare pohoi se ka ndërtuar 2,3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.5 milionë euro. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave për 4-mujorin e parë të këtij viti kanë sjell reagimin e opozitës. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili shkruan se për një qeveri të lodhur si kjo 2.3 km janë shumë. “Shqiptaret ta mbledhin mendjen,me këtë kryeministër kineast filma me rrugë do shohin sa do ngopen,por rrugë të vërteta hiç”.
Petrit Vasili
Kryeminister i lodhur dhe shifrat turperuese te rrugeve.
Janar prill qeveria ka ndertuar 2.3 km rruge ose thene ndryshe 10 km ne vit. Per nje kryeminister te lodhur dhe kineast si ky,10 km ne vit jane shume,shume shume… Do degjoni dhe qe jane 10 km kaq te bukura,me nje standart kaq te larte,kaq te mrekullueshme sa qe nuk i keni pare kurre ne jete dhe asgjekundi ne bote.
Jane rruget e rilindjes o miq,s’ka te dyta si ato. Megjithate 10 km te shkreta damlla mbeten dhe aq.
Ne fund te vitit do beje kryeministri edhe 10 km film apo video dhe do ngopet duke i pare si femijet video game-t. Shqiptaret ta mbledhin mendjen,me kete kryeminister kineast filma me rruge do shohin sa do ngopen,por rruge te verteta hiç. Ps.Shifrat e rrugeve jane te vete qeverise se kinemase.

Article Logic
Execution time: 0.0033729076385498