Kristi ka lënë programin "Love Story" pas debateve të forta me vajzat dhe akuzave që ata kanë ngritur për njëri-tjetrin. Në preferencat e tij ishin 4 konkurrente të cilat janë shprehur se asnjëra prej tyre nuk ka më interes për të vazhduar njohjen me Krist Aliaj. Pas debatit ai është ngritur dhe është larguar nga programi.
Xheni: Në rast se nuk ka një fronist tjetër unë do të largohem.
Kleona: Do pres nëse ka fronist të ri.
Marinela: Nëse do të jetë një fronist që më pëlqen patjetër që do të qëndroj këtu.
Nadege: Programi vazhdon, nëse ka një djalë tjetër seksi do e shohim.