INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e Paul Walker rikthen postimet prekëse për të atin dhe na copëtoi zemrën me postimin e saj të fundit [FOTO]

Vajza e Paul Walker rikthen postimet prekëse për të atin dhe na copëtoi zemrën me postimin e saj të fundit [FOTO]

Publikuar më: 09:47 19-08-2019

Vitet kalojnë dhe vaja e aktorit të ndjerë Paul Walker është rritur shumë ku dhe i është rikthyer postimeve prekëse për babain e saj.

1.JPG

Meadow nuk është shumë aktive në rrjete sociale, pasi shpesh ka bërë shkëputje të gjata prej tyre, por asnjëherë nuk kanë munguar fotot me babain e saj të ndjerë nga koha e fëmijërisë.

12436360-1-1490012152-650-8d3034205d-1490096655.jpg

Vajza e Paul Walker, Meadow, ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj të Instagramit një foto të rrallë të aktorit të ndjerë, e cila nuk ishte postuar më parë.

Në foton e publikuar shfaqet ylli i “Fast and Furious” duke u larë në oqean së bashku me një derr të egër.

Përkrah fotos vajza e Paul ka shkruajtur:

“Duke menduar për ty”- ka shkruar Meadow e cila na ka copëtuar zemrën me këtë postim të ndjerë për babain e saj.

k.JPG

Ky postim i preku të gjithë, sepse tregon se Meadow e ndjen shumë mungesën e të atit.

Për herë të fundit ajo kishte publikuar një foto të tij në shtator të 2017-tës.

20-vjeçarja është vajza dhe fëmija i vetëm i aktorit të njohur dhe ajo ka ardhur në jetë nga ish-partnerja e tij Rebecca Soteros.

150912121824-tease-paul-walker-exlarge-169.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375