INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Unë jam Paul Walker’ një dokumentar për aktorin e ndjerë të ‘Fast and Furious’

‘Unë jam Paul Walker’ një dokumentar për aktorin e ndjerë të ‘Fast and Furious’

Publikuar më: 09:35 01-03-2018


A ju ka munguar aktori Paul Walker?

Shumë shpejt fansat e tij do të kenë mundësinë të përjetojnë edhe njëherë aktorin pasi mediat britanike shkruajnë se “Paramount Network” është duke xhiruar një dokumentar për jetën e aktorit të ndjerë Paul Walker.

Kjo ide erdhi nga aktori Vin Diesel që ka qenë krahu i djathtë i tij dhe miku i tij më i mirë në “Fast And Furious”.

I bazuar në dokumentarin “I Am Heath Ledger”, i njejti format është duke u krijuar edhe për aktorin e ndjerë që u nda nga jeta në vitin 2013 pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Ky projekt do të shfaqë jetën privatë të Paul Walker, familjarët e tij, prapaskenat e xhirimeve, pasionet dhe ëndrrat e tij më të mëdha.

Pjesa kulminante e tij do të zbulojë momente nga aksidenti tragjik dhe se si jeta e të gjithëve ndryshoi pas ndarjes nga jeta të Paul.

‘ I am Paul Walker’ do të titullohet dokumantari I cili mësohet se do të prodhohet nga Derik Murray nga Netëorl Entertainment, i cili po ashtu ka bërë filmat për jetën e Kennedy, Muhammad Ali, dhe Bruce Lee.

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729