INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uruguai - Francë duel titanësh, ja disa fakte interesante që duhet ti dini

Uruguai - Francë duel titanësh, ja disa fakte interesante që duhet ti dini

Publikuar më: 13:28 06-07-2018

Uruguai – Francë është ndeshja e parë e çerekfinaleve të botërorit. Nj ëpërballje që përveç spektaklit na sjell edhe disa fakte dhe kuriozitete mjaft interesante,

Franca do të luajë për herë të shtatë në një çerekfinale të Kupës së Botës, ku ka fitua rkatër herë dhe është eliminuar dy herë. Uruguaji ka fituar në çerekfinale ndaj Anglisë në vitin 1954, ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1970, ndaj Ganës në vitin 2010, por është mposhtur 4-0 nga Gjermania në vitin 1966. Uruguaji mund të krenohet me faktin se bashkë me Belgjikën janë të vetmet skuadra që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani.

Spanja nuk është më pjesë e Botërorit, por plot katër futbollistë të Atletico Madrid do të jenë sot në fushë. Antoine Griezmann dhe Lucas Hernandez luajnë për Francën, ndërsa Jose Gimenez dhe Diego Godin janë pjesë e Uruguajit. Uruguaji ka fituar shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur, duke pësuar vetëm një gol dhe duke shënuar 13-të. Humbja e tyre e fundit ka qenë në nëntor 2017, 2-1 nga Austria. Franca ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit, miqësoren e luajtur në mars kundër Kolumbisë. Ata kanë fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit. Kjo do të jetë ndeshja e fundit që do të luhet në këtë botëror në stadiumin “Nizhny Novgorod”. Pesë ndeshjet e mëparshme në këtë impiant kanë dhuruar 17 gola.

Franca dhe Uruguaji janë ndeshur tri herë në të kaluarën në Kupën e Botës. Ndeshja e parë ishte në fazën me grupe të vitit 1966 dhe Uruguaji fitoi 2-1. Dy takimet e tjera janë mbyllur në barazim pa gola, ashtu si janë mbyllur edhe dy miqësore. Përballja e fundit ka qenë pesë vjet më parë në Montevideo dhe Uruguaji e fitoi miqësoren 1-0

Article Logic
Execution time: 0.0031669139862061