INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urim i veçantë ditëlindjeje nga vajza e Dr. Florit për “muskulozin” Landi [FOTO]

Urim i veçantë ditëlindjeje nga vajza e Dr. Florit për “muskulozin” Landi [FOTO]

Publikuar më: 11:54 19-07-2016

West Side Family duket se ka mbetur një familje e vërtetë jo vetëm pas ndalimit të aktivitetit nga ana e grupit, por edhe pas ndarjes tragjike nga jeta të Dr. Florit.

Para dy ditësh ishte ditëlindja e Landit dhe nuk mund të mungonte një mesazh urimi nga bukuroshja Kaltrina. Ndryshe nga fëmijët e sotëm që janë të gjithë të pajisur me smartphone dhe urimet i bëjnë virtuale, ajo zgjodhi një metodë pak më tradicionale. Kaltrina shkruajti në një letër urimin e saj, si dhe bëri një vizatim shumë simpatik të vetes dhe Landit. Në vizatimin e këndshëm bie në sy fakti se Landi është “gjithë muskuj”, çka tregon si shihet këngëtari 36 vjeçar nga sytë e një fëmije.

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762