INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas “Spice Girls” ribashkohen edhe “Destinys Child”, por për një arsye të veçantë [FOTO]

Pas “Spice Girls” ribashkohen edhe “Destinys Child”, por për një arsye të veçantë [FOTO]

Publikuar më: 12:03 19-07-2016

Pas ribashkimit të  Spice Girls për një tur koncertor,  një tjetër grup do të ribashkohet por për një motiv krejt të veçantë.

Besojmë ju kujtohen emrat, Kelly Rowland, Michelle Williams dhe Beyonce. Pra po flasim për njërin prej  grupeve aq të dashur të adoleshencës suaj, Destinys Child.

Vajzat do të ribashkohen edhe njëherë si dikur për një rast shumë të veçantë. Ato do të festojnë për çmimin e marrë nga  mamaja e Beyonce, Tina Knowles. Kjo e fundit u nderua me çmimin ESSENCE  Inspiring LeaderShip  dhe me anë të një videoje, “The Queen B” e cilëson mamanë e saj si një nga  femrat më frymëzuese të brezit të saj.

Kujtojmë që Tina Knowles fshihej pas look-ut të vajzave në pjesën me të madhe të daljeve të tyre. Madje Beyonce është shprehur dikur se asnjë firmë e madhe nuk donte të vishte një grup të përbërë nga 3 vajza të zeza dhe të mbushura në fillimet e tyre. 

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721