INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uragani ''Dorian''/ Rritet numri i viktimave në Bahamas, rreth 400 mijë banorë në mëshirë të fatit

Uragani ''Dorian''/ Rritet numri i viktimave në Bahamas, rreth 400 mijë banorë në mëshirë të fatit

Publikuar më: 12:53 07-09-2019

Rritet numri i viktimave në Bahamas pas goditjes së uraganit Dorian.

Deri tani mediat e huaja raportojnë për 43 viktima.

Sipas raportimeve nga kryeqyteti Nasau, 35 kufoma u gjetën në pjesën e Bahamasit të madh, ndërsa 8 të tjerë u gjetën në arkipelagun e Abokos.

Autoritetet zyrtare të Bahamasit konfirmojnë se numri i viktimave do të rritet, pasi ka ende trupa dhe persona të bllokuar. 400 mijë banorë të Bahamasit ndodhen në mëshirën e fatit.

Pavarësisht evakuimeve që po bëhen nga ajri, situata ende nuk është qetësuar, ku autoritetet bëjnë apel për ndihmë më të madhe. BE-ja deklaroi se do të akordojë një fond prej 500 mijë € për asistimin e banorëve për ushqim dhe ngrohje.

Uragani Dorian, një nga stuhitë më të rënda të regjistruara, ishte më i fuqishmi ndonjëherë që goditi ishujt Bahamas. Ai zgjati dy ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0042498111724854