INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Histori me mace!'' Mesazhi i koduar i Metës për Ramën

''Histori me mace!'' Mesazhi i koduar i Metës për Ramën

Publikuar më: 13:19 07-09-2019

Kriza politike dhe situata aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria duket se nuk e pengon Presidentin Meta që të vazhdojë itinerarin e tij të udhëtimeve.

Ditën e sotme ai ka shpërndarë një video në rrjetin social në Facebook i cili duket se ndodhet larg Tiranës. Meta me një tufë macesh në duar jep një mesazh për ndjekësit e tij.

"Një mëngjes me një "buqetë" macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen. Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë!" shkruan Meta në Facebook.

 Mos ndoshta në shkrimin e Presidentit ka dhe një mesazh të koduar për Kryeministrin Rama?!

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828