INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi makabër në Librazhd, zbulohen DETAJE të reja

Krimi makabër në Librazhd, zbulohen DETAJE të reja

Publikuar më: 12:27 07-09-2019

Detaje të tjera janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje që ndodhi ditën e djeshme në Librazhd.

Një 53-vjeçar vrau me thikë gruan e tij dhe më pas u hodh nga ballkoni i katit të katërt të apartamentit. Ngjarja ndodhi në rreth orës 22:40 në lagjen “Shkumbin” në Librazhd.

Çifti pas xhiros së mbrëmjes në Pedonalen e qytetit është kthyer në apartamentin ku jetonin vitet e fundit, në një pallat në qendër të qytetit. Balkanweb shkruan se në banesë ka qenë djali, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë. Pak minuta pasi janë futur në dhomën e tyre, në rrethana ende të paqarta, ka ndodhur krimi. Në trupin e viktimës janë ngulur të paktën 15 thika. Pas thirrjeve paraprake për ndihmë aty kanë mbërritur fqinjët të cilët kanë gjetur në gjendje shoku djalin e çiftit Gjokola.

Fqinjët kanë transportuar në urgjencë gruan e masakruar, e cila ka dhënë shpirt sapo e kanë shtrirë në krevatin e spitalit. Plagët e shumta të shkaktuara kanë rezultuar fatale për jetën e saj. Ndërsa ajo ka ndërruar jetë, bashkëshorti i saj vrasës është hedhur nga ballkoni i apartamentit duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mbetet misterioz motivi i krimit, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389