INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD denoncon: Rama do grabisë me ligj edhe pronat e pushtetit lokal

PD denoncon: Rama do grabisë me ligj edhe pronat e pushtetit lokal

Publikuar më: 12:27 07-09-2019

Partia Demokratike, nëpërmjet ish-deputetes Dhurata Çupi akuzoi kryeministrin Edi Rama se tani do të grabisë me ligj pronat e pushtetit lokal. “Edi Rama, bashkë me përfaqësuesit e oligarkëve në parlament vendosën dje të grabisin me ligj pronat e pushtetit vendor. Me rrezimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore, Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive”, u shpreh Çupi.

Grabitja sipas ish-deputetes do të ndodh përmes shfuqizimit të një neni që më parë detyronte Këshillat Bashkiakë të jepnim pronat me aprovim të të gjithë anëtarëve. “Shfuqizimi i shumicës së cilësuar për tjetërsimin e pronës së bashkive është projektuar disa muaj më parë. Ajo është pjesë e strategjisë për plaçkitjen e pasurive të vendit dhe shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, klientelist dhe antikushtetues të korporatës së investimeve. Ky është një tjetër ligj që u rrëmben pronat bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama dhe që nëpërmjet këtij ligji, lejohet t’u japë oligarkëve, klientëve, miqve dhe familjes se tij pasuritë e bashkive pa garë, pa prokurim publik, madje edhe pa vote”, denoncoi ish-deputetja demokrate.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502