INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uragani Dorian nuk po ndalet, po merr jetë njerëzish

Uragani Dorian nuk po ndalet, po merr jetë njerëzish

Publikuar më: 08:40 03-09-2019

Uragani Dorian që nisi ditën e dielë s’po ndalet. Së fundmi janë regjistruar 5 të vdekur dhe shumë të lënduar. Ekspertët thonë se ai konsiderohet si më i forti që ka goditur ndonjëherë Bahamasin.

Ndërsa parashikojnë se Dorian do të shkojë më pranë Floridas këtë të martën dhe miliona amerikanë janë urdhëruar të lënë banesat.
"Ne jemi në mes të një tragjedie historike në një pjesë të Bahamasit verior," tha Kryeministri Bahamian Hubert Minnis.
Stuhia ishte 25 milje në verilindje të Freeport, qyteti kryesor në Grand Bahama, me erëra të forta prej 140 km/orë në mbrëmjen e së hënës dhe parashikohet të kthehet drejt veri-perëndimit të martën vonë.
“Uragani mendohet se do të lëvizë "në mënyrë të rrezikshme" në brigjet lindore të Floridës brenda të mërkurës dhe më pas afër bregdetit të Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut,” sqaruan ekspertët e Qendrës Kombëtare të Uraganit.
Për CNN foli dhe meteorologu Dave Hennen: “Bërthama shumë e rrezikshme e Dorianit pritet të qëndrojë afërsisht 50 milje larg bregdetit të Florida, i cili do të sjellë erëra të forta, dhe shi të madh!”

Article Logic
Execution time: 0.0030930042266846