INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Evakuimi më i madh në historinë e Floridas"! Uragani Matthew alarmon edhe Presidentin Obama! [FOTO]

Publikuar më: 11:08 06-10-2016

Më shumë se 2 milionë njerëz në ShBA janë nxitur që të evakuojnë shtëpitë e tyre si përgatitje për “goditjen direkte” nga Uragani Matthew, i cili ka marrë që tani 26 jetë njerëzish.

Trafiki ishte i ngjeshur për kilometra të tërë në Florida, Karolinën e Veriut dhe të Jugut si dhe Xhorxhia, pasi mijëra familje përgjatë bregut perëndimorë braktisën shtëpitë e tyre përpara ngjarjes së frikshme. Uragani i fuqishëm i kategorisë së tretë pritet të godasë ShBA gjatë pasdites së sotme. Kjo është stuhia më e egër me prejardhje nga Karaibet përgjatë dekadës së fundit, dhe përflitet se ka vrar të paktën 22 njerëz në Haiti dhe 4 në Republikën Domenikane përgjatë ditës së martë. Vetë Presidenti Obama ka dashur që të mobilizojë njerëzit duke paralajmëruar se rreziku është real dhe çdo urdhër evakuimi duhet marrë seriozisht pasi kjo është një stuhi shumë serioze. Vetë guvernatori i Florida, Rick Scott ka paralajmëruar se ky mund të jetë evakuimi më i madh në historinë e këtij shteti, duke deklaruar gjendjen e emergjencës. Stuhia goditi Kubën dhe Haitin me erëra me shpejtësi tronditëse prej 140 milje në orë, duke shkatërruar shtëpi, të mbjella dhe çdo gjë të gjallë. 

 

 

 

Vetë guvernatori i Florida, Rick Scott ka paralajmëruar se ky mund të jetë evakuimi më i madh në historinë e këtij shteti, duke deklaruar gjendjen e emergjencës. 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549