INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Sherr masiv në koncertin e saj, Melinda Ademit i ndodh e papritura! [FOTO]

Upsss! Sherr masiv në koncertin e saj, Melinda Ademit i ndodh e papritura! [FOTO]

Publikuar më: 09:26 24-07-2019

Karrierën muzikore e ka filluar shumë vite më parë duke u bërë pjesë e një prej talent-shoë më të famshëm në SHBA, “American Idol”. E prej aty, Melinda Ademi rrëmbeu zemrat e të gjithëve pasi mahniti me paraqitjen e saj. Megjithatë, pas shumë vitesh ajo u rikthye në Kosovë, për të nisur një karrierë të suksesshme në vendin e saj.

Këngëtarja e talentuar kishte paralajmëruar një koncert për fansat e saj në Stubëll, por u detyrua ta anulojë atë në momentet e fundit. Përmes një postimi në Instagram, Melinda ka njoftuar fansat se ndodhi një rrahje masive mes të pranishmëve në koncert, e për ta qetësuar situatën u detyrua të mos dalë në skenë.

“Për fansat e mi në STUBËLL. Mfalni qe skom mujt me dal n’sken per shkak t’rrahjes masive sepse n’klub nuk ka pas asni sigurim. Mbrojeni rininë. Thuajini jo dhunës”, ka shkruar ajo.

lind.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102