INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, çfarë ka ndodhur? Zbulohet sherri, Xhensila Myrtezaj s’pranon t’i shkojë në emision moderatorit shqiptar [FOTO]

Upss, çfarë ka ndodhur? Zbulohet sherri, Xhensila Myrtezaj s’pranon t’i shkojë në emision moderatorit shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 10:13 14-05-2019

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila është shumë e preferuar nga publiku. Mirëpo së fundmi është zbuluar se ajo dhe moderatori i njohur Alaudin Hamiti nuk flasin për shkak të një pyetjeje që ky i fundit i ka bërë në emision.

Kjo u mësua kur ishte i ftuar Don Phenom dhe gjatë lojës ‘Haje ose thuaje', reperi i ka bërë moderatorit Alaudin Hamiti një pyetje pikante.

“Cilin nga reperët shqiptarë nuk mund ta dëgjosh fare sepse s’të pëlqen?!”, e ka pyetur reperi, mirëpo Alaudini ka refuzuar të përgjigjet dhe ka ngrënë një spec djegës duke zbuluar më vonë se arsyeja se përse nuk është përgjigjur është se për shkak të kësaj pyetjeje është zënë me Xhensila Myrtezajn.

“Jooo a e di pse është problem? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”, tregoi moderatori teksa më vonë zbuloi se Xhensilën e kishte ftuar në emision, por ajo nuk ka pranuar sepse i ka mbetur hatri.

kic.png

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873