Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Geliani bëri një deklaratë të papritur për Sindin. Ai tha se ish-konkurrentja i kishte kërkuar të dilnin çift bashkë nga programi.
“Sindi më ka kërkuar të dilnim çift bashkë. Ma ka kërkuar ajo takimin e parë, si dhe të dalim çift. Kemi qenë mbrapa kuintave, para takimit të parë dhe më tha që do dalim bashkë edhe çift”, u shpreh Geliani.
Opinionisti Arjan Konomi e cilësoi si strategji nga ana e Sindit. Kujtojmë se pak ditë më parë ajo njoftoi se është larguar përfundimisht nga “Përputhen”.