INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UPS! Theu rregullat? Një tjetër konkurrente largohet nga PËRPUTHEN?!

UPS! Theu rregullat? Një tjetër konkurrente largohet nga PËRPUTHEN?!

Publikuar më: 16:33 12-10-2021

Ditë më parë Juli përmes rrjeteve sociale konfirmoi largimin e tij pas komenteve ku hidheshin dyshime mbi seksualitetin ne tij. Por duket se programin do ta braktis edhe një tjetër konkurrente.

Bëhet fjalë për Ritvanën, e cila në puntatën e fundit u përball me disa akuza për thyerjen e rregullave të programit.Fillimisht ishte Bashkimi, i cili tha se Ritvana dhe Argjendi kanë shkuar në hotel dhe kanë pirë verë tërë natën, ndërsa Jurgeni më pas zbuloi se ata dy dhe Mikela ishin së bashku në një festë.

Kjo ka bërë që konkurrentja të marrë kritika të mëdha nga Arjan Konomi, i cili i tha se këtë po e bënë në mënyrë të përsëritur mbase se është toleruar shumë. Mes tjerash ai i tha se me këto lojëra ske për të qenë kurr eurodeputete, siç kishte thënë në hyrje të programit.

‘’Mos luaj me gënjeshtra po mblidh mendjen dhe nëse nuk zbaton dy rregulla elementare të këtij e misioni nuk bëhesh deputete e as euro.. ça të të them unë.. ministre’’, tha ai.

Pas kësaj Ritvana hoqi mikrofonin dhe u largua duke thënë se dëshironte të largohej nga emisioni.

Argjendi tentoi ta kthente por ishte e kotë. Nuk dihet nëse do të ketë një rikthim të saj në puntatat e radhës apo rrugëtimi i saj në program mori fund aty.

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566