INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kopjon Lorin?! Olti Curri ironizon KEQ Arbanën, ja si reagon ajo!

Kopjon Lorin?! Olti Curri ironizon KEQ Arbanën, ja si reagon ajo!

Publikuar më: 17:29 12-10-2021

Duket se marrëdhënia mes moderatores Arbaan Osmani dhe opinionistit Olti Curri vazhdon të mos jetë e mirë. Olti me veprimin e fundit ka rindezur sherrin mes tyre duke e "ngatërruar" Arbanën me Lorin.

“Lori ka dalë yll te kjo foto, edhe veshja super stil, i rrinte shumë mirë edhe Arbanës në spektakël”, shkruan Olti për foton e re që Arbana ka postuar ku sipas tij ajo më shumë ngjan me Lori Hoxhën.

 -640-0-61659f9774f6c.jpg

 

Kjo foto e Arbanës ka nxitur dhe reagime të shumta te ndjekësit, të cilët e akuzojnë për photoshop, ndërsa vetë ajo është përgjigjur se ka qenë grimieri Arbër Bytyqi ai që ka përdorur disa filtra, dhe se ajo nuk e ka problem të shfaqet te ndjekësit ashtu siç është.

Sa i përket sherrit mes Oltit dhe Arbanës përflitet se arsyeja ka qenë "Big Brother".

I ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, Olti ka treguar: “Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha: “Të kam propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani.” Dhe unë kam diçka se nuk pyes pse nuk më do apo si është e vërteta. Unë flas me Arbanën nuk e di pse nuk e kam pyetur. E lashë atë sepse kisha bërë dy edicione në “Fans’ club” dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Më pas më erdhi ftesa edhe nga presidentja e televizionit, Vjollca Hoxha, por unë vazhdova të qëndroj në “Fans’ Club” mes shumë falenderimeve. Vendosa të mbetem aty dhe t’i jem besnik atij emisioni.”

Article Logic
Execution time: 0.0030741691589355