INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UPS! Çfarë i vuri përballë këtë herë?! Rindizet “sherri” me Dafina Zeqirin, Era Istrefi bën deklaratën e papritur!

UPS! Çfarë i vuri përballë këtë herë?! Rindizet “sherri” me Dafina Zeqirin, Era Istrefi bën deklaratën e papritur!

Publikuar më: 13:35 16-09-2022

Gjithçka nisi për një palë vathë, dhe duket se nuk ka ndërmend të mbarojë me kaq! Bëhet fjalë për “sherrin” virtual midis Era Istrefit dhe Dafina Zeqirit, ku kjo e fundit u shfaq me një palë vathë me perla në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik.

 era-istrefi-dafina-zeqiri-16.jpeg

 

 

Në foto këngëtarja shihej me vathë të njëjtë si të Dafinës. Pas këtij “xingu” artistet nuk i kursyen thumbat në rrjetet e tyre sociale.

era-istrefi-dafina-zeqiri-7.jpeg

 

Edhe së fundmi, ky sherr është rindezur. Ka qënë Zeqiri e cila ka ndarë një foto në Instastory ku duket me një look të ri me baluke.

Krahas postimit, Dafina shkruan: “Nuk e zgjodha jetën me baluke, baluket më zgjodhën mua. Kemi një lidhje të ngushtë së bashku.”

 dafina.jpg

 

Menjëherë pas kësaj, edhe Era ka bërë lëvizjen e saj. Autorja e hitit “Bebe” ka ndarë një kolazh fotosh ku duket po ashtu me baluke.

Gjithashtu mbishkrimi në foton e këngëtares tregon se ajo po thumbon hapur dikë. “Trend bëj, nuk ndjek”- ka shkruar Era dhe kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë.

 

 

 

Më herët kur Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, fansat e Erës e akuzuan atë se i ka kopjuar veshjen, shkruan iconstyle.al Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër.

Mirëpo, fansat e akuzojnë se ajo ka kopjuar veshjen e Erës e cila pak kohë më parë u shfaq me të njëjtën veshje. Sigurisht me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat. 

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836