INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UPS! Butrint Imeri ''nxjerr zbuluar'' Don Xhonin: Ja me kë vajzë VIP ka qenë i lidhur!

UPS! Butrint Imeri ''nxjerr zbuluar'' Don Xhonin: Ja me kë vajzë VIP ka qenë i lidhur!

Publikuar më: 15:29 07-11-2022

Butrint Imeri dhe Don Xhoni ishin dy të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në spektaklin “Zemër Luana”, ku sollën performanca dhe argëtim siç nuk i kishim parë asnjëherë më parë.

Të dy shumë miq të ngushtë dhe si dy të tillë i dinë sekretet e njëri-tjetrit edhe më mirë. Një sekret të Don Xhon, e mësuam nga Butrinti, i cili në lojën përballë kapitentit të skuadrës së kuqe, Bes Kallakut zbuloi shumë të pathëna.

Ata u vendosën në lojën me pije të çuditshme dhe të shpifura, ku nëse Besi dhe Butrinti refuzonin të pinin duhet të zbulonin një “sekret” apo ndodhi në prapaskenat e klipeve me artistët që kishin në tavolinë poshtë gotës së pijeve.

Teksa Butrinti refuzoi një prej pijeve, fotoja që hapi ishte e Don Xhonit dhe ai zbuloi se Don Xhon “gënjeu” në lojën e tij të zemrës Ku tha që s’ka qenë i lidhur me vajzat vip që iu përmendën. Butrinti zbuloi se Don ka qenë në lidhje me njërën prej tyre dhe la të kuptonte më shumë për modelen e njohur ruse, Ariana Lirey./tvklan.al

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385