INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UNESCO, nga Shqipëria kërkojnë të ikin më të kualifikuarit

UNESCO, nga Shqipëria kërkojnë të ikin më të kualifikuarit

Publikuar më: 10:21 22-11-2018

Raporti i fundit i Unesco “Global Education Monitoring 2019”, tregon se si ka ndikuar emigracioni në arsimin e popullatës që ikën dhe ato që mbeten. Humbja e kapitalit njerëzor, një fenomen i njohur si ikja e trurit, mund të ndikojë negativisht në vendet e varfëra. Ky raport sqaron që normat e emigracionit të personave shumë të kualifikuar janë mbi 20%, duke përfshirë Grenada dhe Guajana në Karaibe, Shqipërinë dhe Maltën në Europë dhe Eritrea e Somalinë në Afrikë. Raporti i Unesco thekson edhe se bursat që ata marrin nga universitete kryesisht perëndimore mund ta përkeqësojnë këtë prirje, sepse në të shumtën e rasteve, studentët nuk kthehen. UNESCO sugjerin se duhet të mbështeten studentët ose universitetet në rajon.

Politikat e Shqipërisë duhet të mbështesin të rikthyerit nga emigracioni:
Shqipëria ka një nga normat më të larta të emigracionit. Në vitin 2015, rreth 2.9 milion shqiptarë jetonin në vend dhe 1.1 milion banonin jashtë vendit. Kriza financiare në Greqi dhe Itali, që strehohin pothuajse 80% të emigrantëve shqiptarë, shkaktoi një valë kthimesh. Një studim tregoi se 70% e të kthyerve meshkuj kishin humbur punët e tyre jashtë vendit. Midis 2008 dhe 2014, vlerësohet se nga 150.000 emigrantë shqiptarë u kthyen, kryesisht nga Greqia. Si rezultat, forca shqiptare e punës u zgjerua me 5% në mes të 2011 dhe 2014. Analiza e të dhënave të sondazhit të fuqisë punëtore tregon se të kthyerit kontribuuan një rritje të shkallës së punësimit, si nëpërmjet vetëpunësimit, ashtu edhe punësimit në biznese të reja. Të kthyerit kanë më shumë gjasa të krijojnë biznese.

Qendrat profesionale ofrojnë mundësi për arsim sipërmarrës, shpesh me mbështetjen e partnerëve të zhvillimit. Në vitin 2010, qeveria e Kosovës dhe Shqipëria zhvilloi një strategji pesë-vjeçare të riintegrimit, duke forcuar nxitur të kthyerit të përfshihen në shërbimet publike, si psh. në qendrat profesionale. Strategjia e punësimit dhe zhvillimit të aftësive 2014-2020 gjithashtu mbështetjet të kthyerit nga emigracioni. Megjithatë, në vitet 2011-2015, vetëm 800 të rikthyer nga emigracioni arritën pranë sporteleve për orientim profesional. Zgjerimi i këtij shërbimi në nivel rural nuk ka funksionuar. Kështu që dhe shumë të kthyer duan të largohen sërish ose kanë ikur në shtete të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715