INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Unë ja dhashë fitoren e Big Brother’, këngëtari i njohur befason me fjalët e tij, Stresi se lë pa përgjigje

‘Unë ja dhashë fitoren e Big Brother’, këngëtari i njohur befason me fjalët e tij, Stresi se lë pa përgjigje

Publikuar më: 16:35 09-12-2025

Labinot Rexha është pa dyshim një ndër banorët më të komentuar të këtij edicioni në Big Brother Kosova 4. Labi është njohur tashmë nga publikur për kunjat e fortë që përdor kundrejt banorëve por edhe për deklaratat “bombë” që lëshon herë pas here. E tillë ishte dhe deklarata që ai lëshoi për këngëtarin e njohur dhe fituesin e edicionit të parë Stresin.

Teksa po bisedonte me Fjollën, Labi ka treguar se shokët e tij janë shumë të pasur dhe me vota ai mund ta fitojë Big Brotherin siç e fitoj Stresi. Kjo deklaratë e Labit ka bërë bujë në media edhe pse ka pak orë që Bigu e ka publikuar videon. Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga vetë Stresi se çfarë mendon ai për deklaratën e Labit, do presim dhe do shohim.

Labi: “Kam unë shokët e mi që kanë lek sa të duash ata më kanë thënë që dil se finale ta garantojmë ne. Kush ja fitoj Stresit? Unë me ato shokët e mi.”

Deklarata u përhap me shpejtësi, ndërsa fituesi i parë i formatit, Arkimed Lushaj nuk ka qëndruar në heshtje, duke reaguar per Prive.

“Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë kurrë… por qenka Labinoti ai që paskam harruar ta falenderoj,” tha ai mes të qeshurave.

Megjithatë, fituesi i parë nuk e la reagimin vetëm në ton ironik. Ai shtoi:

“Aty është lojë dhe ai është duke shpifur shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, le ta hajnë me shnet. Nuk është e vërtetë! Mik e kam, por ka kohë që s’e kam parë. Çfarë nxjerr prej goje e di vet ai, nuk mund t’ia mbyll askujt gojën.”

Në fund të bisedës, Stresi u pyet edhe për favoritët e këtij edicioni. Në vend të emrave më të përmendur nga publiku, ai zgjodhi të veçojë një konkurrente që, sipas tij, e meriton më shumë:

“Elijona është e preferuara ime absolute këtë vit,” u shpreh ai, duke surprizuar me zgjedhjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883