Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit ishte një ndër lajmet më të dhimbshme të viteve të fundit në shoëbizzin shqiptar. Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndërroi jetë në moshën 40-vjeccare pas një arresti kardiak në Itali, ku ndodhej ish- bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për këtë të fundit.
Pas vdekjes së dhimbshme, solidariteti për të dhe familjen e tij ishte shumë i madh si nga publiku ashtu edhe nga artistë të shumtë në vend. Jo pak të afërm të Shpatit kanë dhënë deklarata të ndryshme në media dhe e fundit ishte halla e këngëtarit të ndjerë.
Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare. Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.
“Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi asnjeri. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme. Nuk e di si do jetë rruga në vazhdim”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.








10 Dec 2025 





