INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Unë bëj valixhet gati dhe iki'', Çfarë ndodhi me Elvis Pupën në shtëpinë e BBV?

''Unë bëj valixhet gati dhe iki'', Çfarë ndodhi me Elvis Pupën në shtëpinë e BBV?

Publikuar më: 17:32 13-03-2023

Komentet e opinionistëve të "Big Brother Vip Albania" të shtunën e kaluar duket se kanë lënë një shije të hidhur tek aktori Elvis Pupa. Bëhet fjalë për situatën ku në qendër ishte Antoneta e cila ishte ndjerë e bullizuar nga djemtë.

Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë, kryesisht me Oltën, Visi u shpreh se secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, e se faji nuk duhet të përgjithësohet. Duke nënkuptuar situatën, Visi tha se në lojë secili duhet të jetë i përgatitur që të mbrohet, ndërsa shtoi se shoqëria shqiptare nuk mund të rikuperohet me mesazhet që tejçohen në "Big Brother".

Në fund të diskutimit, ai madje u shpreh se e ka shumë të thjeshtë, të bëjë gati valixhet e të largohet nga shtëpia.

"Nëse do të japësh një mesazh, nuk mundesh të thuash pse ka ngacmime. Se nuk mundet një ushtri të thotë pse ushtria tjetër na sulmon, duhet ta përgatitësh të mbrohet, të dijë si të mbrohet. Nëse dikush nuk i del për zot vetes së vet, atëherë ndërhyjnë instanca të tjera. Jo direkte sa të dëgjosh një fjalë të hidhesh, pse ashtu do bësh? I pari që të të flasë të qash? Të viktimizohesh? Nuk ka shanse të thuash ato gjëra në Prime. Kaq e kam thënë unë timen, u them dhe atyre edhe marr valixhen edhe fluturoj, iki në punë timen, vazhdoni ju në jetë të lumtur", është shprehur Visi i cili është qetësuar më pas nga Olta.

Article Logic
Execution time: 0.003270149230957