INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet numri i të infektuarve dhe i viktimave me koronavirus

Ulet numri i të infektuarve dhe i viktimave me koronavirus

Publikuar më: 15:32 17-08-2020


119 raste me të infektuar janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 501 testime që janë kryer.

Shpërndarja e rasteve është: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Aktualisht në dy spitalet Covid janë 117 pacientë që po trajtohen, 16 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

12 pacientë të tjerë janë negativizuar, por vijojnë trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa dy persona nuk kanë fituar betejën me virusin: Një pacient 60 vjeç nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)
Testime totale 50928
Raste pozitive 7499
Raste të shëruara 3816
Raste Aktive 3453
Humbje jete 230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1854
Durrës 433
Shkodër 290
Fier 150
Lezhë 134
Korçë 132
Vlorë 127
Kukës 107
Elbasan 101
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34

 

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223