INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet numri i rasteve të reja, por shtohen të shtruarit në spitale

Ulet numri i rasteve të reja, por shtohen të shtruarit në spitale

Publikuar më: 15:28 16-08-2020

120 persona janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit nga 626 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se betejën me koronavirusin e kanë humbur 3 pacientë, dy nga Tirana, një 64 dhe një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçare nga Elbasani.

Numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid është rritur në 125, prej tyre janë 15 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Ndërsa 12 pacientë të negativizuar nga virusi vijojnë trajtimin spitalor.

48 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke çuar në total 3794 numrin e të shëruarve nga fillimi i pandemisë.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875