INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se Oriola është shoqëruar në POLICI për këtë arsye, reagon e ëma e Oriola Marashit: Ja e vërteta! [FOTO]

U tha se Oriola është shoqëruar në POLICI për këtë arsye, reagon e ëma e Oriola Marashit: Ja e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 14:38 11-02-2020

Orët e fundit ka qarkulluar një lajm sikur Oriola Marashi është shoqëruar në polici në datën 8 shkurt, pak ditë më parë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, sipas policisë, ju gjet dhe iu bllokua “me cilesinë e proves materiale 1.9 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”, ka konfirmuar “Panorama” me burime nga blutë e kryeqytetit.

Emri i njohur i ekranit shqiptar sipas policisë është referuar për hetim sipas akuzës nga .Neni 283/1. Burime për “Panorama” bënë me dije se kur Marashi u ndalua ishte e shoqëruar nga J. Kurti dhe E. Krasniqi.

Mësohet se modelja ka thënë për efektivët që lënda narkotike është për përdorim vetjak dhe se ajo është përdoruese prej rreth një viti. Madje Oriola ka nënvizuar se shoqëruesit e saj në makinë nuk dinin gjë për këtë.

Ndërkohë, pas lajmit ka reaguar edhe mamaja e saj.Në një komunikim me “Gazeta Shqiptare“, nëna e modeles, Xhoi Jakaj, e indinjuar me lajmet që qarkullojnë online shprehet se gjthçka është trillim nga dashakeqësit dhe se Oriola nuk ka sesi të jetë ndaluar nga policia mbrëmë, pasi gjendej në Vjenë, ku dhe vijon të jetë.

“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtet. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë as kurrë nga policia. Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut. Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur ti ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërtet”, ka thënë Jakaj për Gazeta Shqiptare, duke i dhënë fund lajmit që ka shkaktuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale.

rinas.png

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393