INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Ermal Mamaqi zbulon pse Kejvina nuk u bë pjesë e filmit të tij: Iku me Oriolën, nuk e di ku piu dhe...[VIDEO]

Upsss! Ermal Mamaqi zbulon pse Kejvina nuk u bë pjesë e filmit të tij: Iku me Oriolën, nuk e di ku piu dhe...[VIDEO]

Publikuar më: 11:33 27-01-2020

Ndonëse Kejvina Kthella ka qenë pjesë e emisionit të Ermalit, modeles i duhej të kalonte audicionet për t'u bërë pjesë e filmit të ri të moderatorit dhe aktorit të njohur. I ftuar së fundmi në "ThumbON", Ermali ka treguar historinë e audicioneve me Kejvinën.
Ai shprehet se Kejvina duhet të vinte të merte pjesë në audicione për të vendosur nëse e kalon apo jo këtë fazë për të marrë rolin që i takon, por ajo së bashku me Oriolën ikën në Dhërmi dhe i harroi audicionet.
“Kejvina ishte një nga vajzat që duhet të bënte audicionin, por ajo iku pak me Oriolën edhe nuk e di ku piu dhe nuk u zgjua dot. I them o Kejvina a do vish në audicion se po presim e me thotë “o zemra po dje ndejtëm vonë se jam Dhërmi, po hajd se mos vi pasdite”.
Prita një ditë, dy ditë edhe e marr prap në telefon e i them po hë moj gocë a do vish? E më thotë “lali ne jemi në Ibizza tashi” dhe i thashë mirmbrëma dhe natën e mirë”, shprehet Ermal Mamaqi.

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332