Dikur u bë nami në portale!
Xheisara Frisku, ish banorja VIP ka qenë konkurrente e festivalit “Kënga Magjike” në vitin 2019 me këngën “Si me t’lon”,por që u skualifikua pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq.
Në Shkurt të vitit 2020, portalet ‘zienin’ me ‘trekëndëshin’ e Jonidës,Romeos dhe Xheisarës.
Xheisara e konsideroi hakmarrje të Jonidës dhe asokohe shpërtheu keq ndaj këngëtares.
“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua.
Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht nuk kalova”,është shprehur Xheisara dikur.
Mirëpo si qëndron e vërteta dhe a ndikuan lajmet në gazeta, ku u diskutua si shkaktare e ndarjes mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshaj për marrëdhënien e saj me Donaldin brenda në shtëpi
“Më në fund pas shumë kohësh, pas 3 viteve që unë jam diskutuar si shkaktare e ndarjes së atyre të dyve, e takova Romin. Dhe për herë të parë, e kupton si janë lajmet”.
Ndërsa pyetjes nëse ndikuan ndikoi në raportin e tyre, ajo tha që jo, por kishte menduar që nuk i afrohej për shkak të Trixës sepse kishte kuptuar që ishte xheloze.