Fifi dhe Adis Patushi zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë. Së fundmi qarkulloi kudo një video ku çifti i ri shiheshin duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.
Lidhja e tyre ka sjellë reagime të shumta në rrjet, madje një status i Granit Canës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. “Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë”, ka shkruar ai në një postim në rrjete sociale. Statusi në fjalë duket si një reagim për lidhjen e Fifit, të paktën kështu është parë nga ndjekësit.
Kujtojmë se në fillimet e “Big Brother VIP” u duk se po lindte diçka mes Fifit e Granitit. Këngëtarja pati shprehur pëlqimin për të dhe nuk mungonin skenat e shpeshta të xhelozisë. Nga ana tjetër, Graniti akuzohej shpesh si fallco, sikur ai po luante me ndjenjat e Fifit.